Foto: Platforma X
Kryeparlamentari Andrija Mandiq ka caktuar një seancë të posaçme parlamentare për të enjten, ku në rend dite do të ketë fjalimin e Komisioneres për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos.
Në thirrje thuhet se seancat do të mbahen në ndërtesën e Kuvendit, me fillim nga ora 17:30.
Në gjysmën e dytë të dhjetorit, opozita bllokoi disa seanca parlamentare për shkak të vendimit të Komisionit Kushtetues, i cili konkludoi se ishin plotësuar kushtet për daljen në pension të tre prej gjashtë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Pas vendimit të Komisionit Kushtetues, Kuvendi më 17 dhjetor shpalli ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Dragana Gjuranoviq.
Opozita njoftoi se nuk do të ketë punë të rregullt të Kuvendit derisa të tërhiqet vendimi i Komisionit Kushtetues dhe Qeveria të fillojë të respektojë Kushtetutën.