Karkaleca me verë të bardhë. Recetë e thjeshtë, por shumë e shijshme!
Përbërësit
- 24 karkaleca deti.
- 60 g gjalpë.
- 1 gotë-uji me verë të bardhë.
- 1 karotë.
- 1 fije selino.
- 1 qepë.
- një tufë majdanoz.
- rigon, piper, kripë dhe trumzë sipas dëshirës.
Udhëzimet
- lajmë mirë dhe qërojmë karkalecat e detit.
- Në një tigan me gjalpë hedhim karotën, selinon, qepën dhe majdanozin e grirë, shtojmë kripën, piperin, trumzën, rigonin.
- Hedhim karkalecat e detit dhe i skuqim për 5 min.
- Shtojmë verën e bardhë.
- Vazhdojmë perzierjen edhe për rreth 10 min.
- I vendosim në një pjatancë dhe i shërbejmë duke i hedhur përsipër lëngun në të cilin i kemi gatuar.
- Karkalecat e detit pasi t’i kemi larë mund t’i gatuajmë edhe të pa qëruar.