FAJON: INTEGRIMI I BALLKANIT PERËNDIMOR SI PËRGJIGJE E BE-së NDAJ NDIKIMIT RUS NË RAJON

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon, deklaroi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në krye të listës së prioriteteve të Bashkimit Evropian (BE) dhe se është përgjigje kyçe ndaj rritjes së ndikimi rus në këtë rajon. Ajo i uroi qytetarët e Bosnje e Hercegovinës për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe premtoi ndihmë profesionale në zbatimin e reformave të nevojshme, me të cilat do të përballet Bosnje e Hercegovina në rrugën e saj drejt BE-së. “Unë jam njoftuar me rritjen e ndikimit rus në Bosnje e Hercegovinë”, tha Fajon, duke shtuar se uniteti në Evropë është vendimtar për t’iu përgjigjur pushtimit rus në Ukrainë. “Negociatat me Maqedoninë e Veriut, regjimi pa viza për Kosovën dhe zgjerimi në Ballkanin Perëndimor janë lartë në listën e prioriteteve”, tha Fajon, duke shtuar se Sllovenia për këtë do të ofrojë ndihmën teknike e politike dhe se është thelbësore që Bosnje e Hercegovina, pas formimit të qeverisë së re, të vazhdojë në rrugën e saj drejt BE-së.

SHARE