PROGRAMI I NËNSHTETËSISË MZ NËN MBIKËQYRJEN E BRUKSELIT

Komisioni Evropian (KE) ka thënë se po monitoron aktualisht një program të shtetësisë ekonomike në Mal të Zi. Ata e thanë këtë pasi u njoftua se programi i shtetësisë ekonomike në Mal të Zi është zgjatur edhe për një vit. Lajmin për monitorimin e zbatimit të atij programi nga Komisioni Evropian e kanë publikuar “Deutsche Well” dhe “Reuters”. “Komisioni Europian po monitoron aktualisht skemat e planifikuara dhe ekzistuese në disa vende, duke përfshirë Karaibe dhe vendet e Europës Lindore Shqipëri, Moldavi dhe Malin e Zi”, shkruan media. Programe të ngjashme ekzistojnë në Qipro dhe Maltë, dy vende anëtare të BE-së, të cilat aktualisht po përballen me sfida ligjore për shkak të pozicionit të Brukselit zyrtar.

SHARE