NUK ËSHTË RAPORTUAR ASNJË RAST ME FLURONA

Për momentin nuk ka dyshim se në Mal të Zi është regjistruar ndonje rast me flurona, përkatësisht infeksion i kombinuar me grip dhe koron, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galliq. Ai tha se nga vaksinimi varet edhe koha kur do të përfundojë pandemia. Sipas tij, testimi me testet antigjen bëhet më së miri në pesë ditët e para pas shfaqjes së simptomave. Tani për tani, për fat të mirë, thotë Galiq, barrën më të madhe e kanë shëndetësia parësore dhe ata që merren me diagnostifikim. Po ashtu, ai beson se masat e mëparshme kanë dhënë rezultate.

SHARE