MALI I ZI MBYLL TRE KAPITUJ ME BE-në, DY TË TJERË TË BLLOKUAR

Foto: Ilustrim

Mali i Zi pritet që javën e ardhshme të mbyllë tre kapituj në negociatat me BE-në, dhe këta janë: E drejta e themelimit të ndërmarrjeve dhe liria e ofrimit të shërbimeve (kapitulli 3), lëvizja e lirë e kapitalit (kapitulli 4), e drejta e shoqërive tregtare (kapitulli 6), kanë konfirmuar për TVMZ burime nga Këshilli i BE-së, pas takimit të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.

Është njoftuar se konferenca ndërqeveritare do të mbahet më 16 dhjetor në orën 8:00, para fillimit të Këshillit të Ministrave për Çështjet e Përgjithshme të BE-së.

Një vend anëtar ishte kundër mbylljes së kapitujve 11 dhe 13.

Megjithatë, sipas burimeve diplomatike, përfaqësuesit e përhershëm do të mblidhen përsëri gjatë fundjavës, para Konferencës Ndërqeveritare, gjë që mund të jetë një mundësi tjetër për të diskutuar mbylljen e kapitujve shtesë.

SHARE