FATURA MESATARE NË NËNTOR 33.94 EURO

Fatura mesatare e muajit nëntor për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi, nëse i përjashtojmë pikat matëse të palexuara në objektet që nuk janë të banuara përgjithmonë, ka qenë 33,94 euro, njofton Elektroekonomia e Malit të Zi.

“Konsumi mesatar më i ulët i amvisërive në Zhablak në vlerë prej 17.56 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Podgoricë, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 41.86 euro energji elektrike”, thuhet në njoftim.

EEMZ ka theksuar se amvisëritë kanë konsumuar 122,03 milionë kilovat orë (kWh) energji elektrike në muajin nëntor, që është 29,7 për qind më shumë krahasuar me konsumin e arritur në muajin tetor, ndërsa në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar konsumi ishte 13,97 për qind më i lartë.

SHARE