MANDIQ: ÇDO DEPUTET MUND TË ANGAZHOJ NJË KËSHILLTAR

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka bërë të ditur se në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm është paraqitur një pikë e re, që çdo deputet të ketë një këshilltar që do ta ndihmojë në punën e tij, që sipas tij, është një hap i madh demokratik përpara.

“Kështu që dikush do të punësojë një ekspert, për këtë, për atë, ish-deputet. Tani kemi një numër të madh deputetësh të rinj që mund të përdorin njohuritë e të tjerëve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për klubet e mëdha parlamentare,” vuri në dukje Mandiq.

Kuvendi ka vendosur sot për rendin e ditës, ndërsa seanca do të vazhdojë të hënën.

Në seancë është pranuar propozimi i Qeverisë për plotësimin e rendit të ditës me propozime për ligjin për ndryshimin e ligjit për pronën shtetërore dhe amendamentet në propozimin e ligjit për marrëdhëniet pronësore-juridike.

Vasillije Çarapiq, shef i grupit të deputetëve të Lëvizjes „Evropa Tani“, sugjeroi që rendi i ditës të plotësohet me një projektligj për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, duke kërkuar zgjatjen e paraburgimit nga tre në pesë vjet për krimet më të rënda dhe një projektligj për përfaqësuesin e Malit të Zi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, i cili u pranua.

Po ashtu, është pranuar propozimi i Partisë Demokratike të Socialistëve për ndryshime në Ligjin e Punës, që parashikon rritjen e ditëve të pushimit prindëror për fëmijën e dytë dhe të tretë, në 18 dhe 24 muaj.

SHARE