- Serviret për (persona): 8 Persona
- Koha e pregatitjes: 5min
- Koha e gatimit: 30min
- Vështirësia: E lehtë
Një drekë e thjeshtë që nuk kërkon ndonjë kosto të madhe, por që padyshim do ju pëlqejë të gjithëve!
Përbërësit
- 2 karota të prera në kubik të vegjël
- 1 filxhan me misra të gatshëm
- 1 filxhan me bizele të ngrira
- 2 filxhanë me oriz basamati
- 3 gota lëng pule
- 2 lugë gjelle djathë parmixhano i grirë imët
- Borzilok i freskët për servirje
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë e grirë imët
- 1 thelpi hudhër e grimcuar
- 2 gjokse pule të prerë në kubik të vegjël
- Kripë, piper.
Udhëzimet
- Në një tenxhere në zjarr mesatar shtoni pak vaj ulliri dhe skuqni qepët derisa ato të zbuten.
- Pas 5-7 minutash shtoni hudhrat.
- Më pas shtoni mishin e pulës dhe i marinoni me rigon, kripë, piper për shije.
- I lini për 7 minuta në zjarr.
- Tani shtoni orizin dhe i përzieni mirë të gjitha bashkë për 1-2 minuta.
- Shtoni perimet, shtoni kripë e piper dhe lëngun e pulës.
- Pasi i keni përzierë të gjitha bashkë, i vini kapakun dhe e lini rizoton derisa të pijë komplet lëngun.
- 5 minutat e fundit i shtoni djathin parmigiano, borzilokun e freskët.
- E fikni zjarrin dhe e shërbeni nëpër pjata pas disa minutave.
- Ju bëftë mirë!