Gurabije me limon

  • Serviret për (persona): 4 Persona
  • Koha e pregatitjes: 10min
  • Koha e gatimit: 20min
  • Vështirësia: E lehtë

Shumë të thjeshta në përgatitje, shumë të shijshme!

Përbërësit

  • 300 gram miell
  • 100 gram sheqer
  • 7 lugë gjelle vaj
  • 1 vezë
  • lëngu dhe lëkura e 1 limoni.

Udhëzimet

  1. Në një tas rrihni të verdhën e vezës me sheqerin dhe vajin . Më pas i shtoni të bardhën e vezës që duhet ta keni rrahur paraprakisht.
  2. Shtoni lëngun dhe lëkurën e limonit dhe i përzieni mirë.
  3. Tani i shtoni gradualisht miellin dhe i trazoni të gjitha bashkë.
  4. Filloni e formoni me dorë biskotat tuaja sipas dëshirës, i lyeni me sheqer pluhur dhe i radhisni njëra pas tjetrës në një tavë.
  5. Kështu veproni deri në fund.
  6. I fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë.
  7. Ju bëftë mirë!
SHARE