POLITIKA E INTEGRIMIT NË BE-në NUK KA ALTERNATIVË

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka biseduar në Paris me homologun e tij slloven Borut Pahor, me të cilin është pajtuar se politika e integrimit evropian nuk ka alternativë. Presidenti Gjukanoviq u takua në margjinat e Forumit të Parisit me homologen e tij islandeze Gudnia Johanneson. Është konstatuar se ka pasur mirëkuptim mes vendeve që ndajnë sfida të përbashkëta dhe të cilat për shkak të madhësisë dhe mundësive globale duhet të thellojnë vazhdimisht bashkëpunimin në të gjitha fushat. Është e nevojshme që nëpërmjet diversifikimit të ekonomisë dhe promovimit të teknologjive të reja,te  plotësohen degët tradicionale ekonomike dhe afariste si turizmi dhe bujqësia. Kështu u vlerësua gjatë takimit të presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryeministrit të Principatës së Andorrës Savière Espot Zamor, si dhe gjatë qëndrimit të Gjukanoviqit në Paris.

SHARE