BEHAR NIKAJ EMËROHET DREJTOR I GJIMNAZIT “25 MAJI” -TUZ

Sot për drejtor të gjimnazit “25 Maji” në Tuz, u emërua Behar Nikaj. Drejtori i sapoemëruar Behar Nikaj, me profesion është ekonomist i diplomuar në fakultetin Ekonomik të Univerzitetit të Malit të Zi. Shkollën fillore e ka përfunduar në Dinoshë si nxënës gjenerate, ndërsa gjimnazin e përgjithshëm e përfundoi në “25 Maj’ në Tuz si pishtarë. Gjatë vitit 2012 ka qenë pjesë e Kuvendit të Malit të Zi, si sekretar në klubin e udhëhequr nga Genci Nimanbegu. Në vitin 2013 angazhohet në arsim si profesor i lëndës së matematikës në gjimnaz. Nikaj, poashtu punoi edhe në shkollat fillore “29 nëntori” dhe “Mahmut Lekiq” në Tuz. Në vitin 2018 kthehet në shkollën e mesme të përzier “25 Maji” i angazhuar si profesor i lëndeve ekonomike, ku poashtu i angazhuar si ICT koordinator dhe koordinator i drejtimeve profesionale.

SHARE