Kuvendi i Malit të Zi, miratoi sot ndryshimet në Ligjin mbi shkallën e interesit , për vonesë pagese, që e rrit atë me një për qind, gjegjësisht nga shtatë në tetë për qind.
Nga Ministria e Financave të MZ, më parë është shpjeguar se me Ligjin, i cili ishte miratua në fund të vitit 2009, përcaktohet që shkalla e interesit për vonese pagese duhet të caktohet në një gjysmë viti dhe të llogaritet çdo vit.
Dispozitat ligjore mbi shkallën e interesit me vonesë u përcaktuan në përputhje me direktivën evropiane 2000/35 për parandalimin e vonesave në pagesën e transaksioneve tregtare, e cila ishte në fuqi në vitin 2009, kur edhe u miratua ligji.
Deputetët e Kuvendit të MZ, gjithashtu miratuan sot ndryshimet në Ligjin për Shpronësimet të cilat parashikojnë se shteti mund të heqë pronën private dhe të hyjë në zotërim të saj në rast të procedurës urgjente me pagesë të kompensimit për të cilën Komisioni Qeveritar do ta përcaktoi se është i drejtë.