KURTEZI-NIKOLIQ: SHQIPTARËT KONTRIBUOJNË NË TË ARDHMEN MË TË MIRË TË MALIT TË ZI

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, z. Ridi Kurtezi, zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Nikolliq. Ata vlerësuan se Shqipëria dhe Mali i Zi, kontribuojnë ndjeshëm në forcimin e stabilitetit dhe ruajtjen e entuziazmit të integrimit të rajonit.

Siç theksohet ata janë të angazhuar së bashku për të intensifikuar marrëdhëniet nderparlamentare midis Tiranës dhe Podgoricës.

Nikolliq vlerësoi se shqiptarët në Malin e Zi janë faktor konstruktiv në politikat kryesore të shtetit të MZ dhe se ata kontribuojnë në mënyrë aktive për të ardhmen më të mirë të këtij vendit. “Bashkëbiseduesit ranë dakord që shqiptarët në Mal të Zi dhe Malazezët në Shqipëri, janë një nga urat lidhëse më të rëndësishme midis dy vendeve” thuhet në deklaratë.

Gjatë diskutimit , siç theksojnë, Mali i Zi dhe Shqipëria nuk kanë çështje të hapura dhe mbajnë marrëdhënie tradicionalisht miqësore, të cilat paraqesin  shembull pozitiv për vendet e tjera në rajon.

SHARE