SPAJIQ: TAKIM KONSTRUKTIV, KEMI NJË SHUMICË MË TË MADHE SE SA PRITEJ

Mandatari dhe lideri i Lëvizjes „Evropa Tani“ Millojko Spajiq tha se është mbajtur një “takim konstruktiv” me pjesëmarrësit potencialë të shumicës së re parlamentare.

“Ne kemi përcaktuar dinamikën e hapave të ardhshëm. Tani jemi duke punuar në hapin tjetër, që është krijimi i një marrëveshjeje”, tha Spajiq.

“Dera është ende e hapur dhe është shumë e rëndësishme që të hyjmë edhe më fuqishëm në reforma”, theksoi mandatari Spajiq.

Mbrëmë në Podgoricë, Spajiq ka biseduar me kreun e Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, kryetarin e Malit të Zi Demokratik Alleksa Beçiq dhe zyrtarët e partisë Boris Bogdanoviq dhe Momo Koprivica, liderët e koalicionit „Për të ardhmen e Malit të Zi“ Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, kryetarin e PSP-së, Vlladimir Jokoviq dhe zyrtarin e asaj partie Dragan Vukiq, si dhe me kryetarin e CIVIS Srgjan Paviqeviq.

SHARE