Mali i Zi po përgatit paketën e tetë të ndihmës për Ukrainën, bëri të ditur Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes Krsto Peroviq në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut të mbajtur në Bruksel.
Temat kryesore të takimit ishin agresioni rus kundër Ukrainës dhe ndihma e dhënë nga NATO, si dhe forcimi i Aleancës.
“Ne do të dërgojmë atë që kemi dhe atë që ata kanë nevojë, dhe ne duam të angazhohemi në Misionin e Trajnimit të BE-së për të ndihmuar në trajnimin e ushtarëve ukrainas. Nga ana tjetër, u diskutuan planet e mëtejshme për forcimin e NATO-s dhe reagimin ndaj situatës së ndryshuar të sigurisë në Evropë, ku u arrit përparim i dukshëm. Nga ana jonë, edhe ne i jemi përgjigjur të gjitha kërkesave dhe marrëveshjeve që kemi pasur brenda Aleancës dhe presim që në muajt e ardhshëm të finalizojmë disa plane kyçe të mbrojtjes. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme për ne është se rajoni ynë, pavarësisht nga konfliktet në Ukrainë, është ende në fokusin e NATO-s dhe BE-së dhe ky është mesazhi ynë që Ballkani Perëndimor nuk duhet harruar, ai është ende i paqëndrueshëm, me probleme të shumta”, tha Peroviq.