AMBASADORI KURTEZI, TAKON KRYEPARLAMENTARIN E MALIT TË ZI, ALEKSA BEÇIQ

Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi zhvilloi një takim kortezie me Kryetarin e ri të Parlamentit të MZ, z. Aleksa Beçiq. Gjatë takimit Ambasadori Kurtezi ka uruar Kryetarin Beciq për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Mali të Zi dhe ka përcjellë mesazhin e urimit të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis të dy vendeve dhe u shpreh vullneti dhe gadishmëria për ti nxitur dhe zhvilluar ato edhe më tej, duke përfshirë edhe marrëdhëniet midis të dy parlamenteve. Në bisedë u vlerësua roli dhe kontributi pozitiv i pakicës shqiptare në zhvillimet në Malin e Zi si dhe në zhvillimin e marredhënieve dypalëshe.

SHARE