VUJANOVIQ: E ARDHMJA E BALLKANIT PERËNDIMOR ËSHTË NË BE

Ish-Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, dhe shtoi se Mali i Zi, si lider në këtë proces është i gatshëm që me përkushtim të plotë ti përmbushë standardet e Bashkimit Evropian.

Ai mori pjesë sot në Maribor, në panelin me temë “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, të organizuar nga organizata rajonale e Këshillit të Adriatikut.

Vujanoviq, siç kumtohet nga kabineti i presidentit të MZ, ka thënë se ai pret që afirmimi i qasjes individuale të BE dhe Strategjisë së Ballkanit Perëndimor do t’i japë Malit të Zi, mundësinë për të përmbushur standardet e BE-së para vitit 2025.

Ai tha se pret mundësinë e anëtarësimit edhe më të hershëm të Malit të Zi në BE, duke besuar se është në interes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët një anëtarësim të tillë do të duhej ta mbështesin.

Sipas tij, Mali i Zi, gatishmërinë  e vet për të arritur standardet e integrimit  në BE, e tregoi gjatë anëtarësimit të vet në NATO, kur arriti të fitoi anëtarësimin gjatë një konteksti shumë të ndjeshëm gjeopolitik.

Vujanoviq, vlerësoi se, anëtarësimi në NATO,  e rekomandon gjithashtu Malin e Zi, drejt anëtarësimit në BE. Siç kumtohet, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, hapi këtë takim, dhe pas prezantimit, ai pati një shkëmbim të hapur të pikëpamjeve me ish Kryetarët  e shteteve dhe qeverive.

Duke folur për Malin e Zi, Pahor shprehu respekt për anëtarësimin e tij në NATO dhe dinamikën e mirë të pranimit në BE, i cili siç theksoi ai Mali i Zi, është shembull në këtë drejtim.

SHARE