Veset e Këqija dhe Obsesive që Nxiten nga Stresi dhe Ankthi

Çdo njeri në këtë planet e ka nga një ves apo zakon të keq, e këtu nuk po flasim për probleme si bixhozi apo duhanpirja.

Në zakonet e këqija përfshihen edhe sjellje të caktuara kundrejt trupit ose zonave të caktuara të tij.

Bëhet fjalë për ngrënien e thonjve, shkuljen e kutikulave të thonjve, ngacmimi i lëkurës së buzëve, ngacmimi i puçrave apo plagëve në lëkurë e të tjera si këto.

Zakone të tilla futen në kategorinë e Sjelljeve Të Përsëritura Kundrejt Trupit dhe shpesh shoqërohen me simptoma të ngjashme me sjelljet obsessive. Megjithatë të dy problemet ndryshojnë nga njëra tjetra.

Këto reagime impulsive ndikohen jo vetëm nga genet por edhe personaliteti i njeriut, stresi dhe gjinia.

Gratë dhe vajzat përjetojnë probleme të tilla më të mëdha se djemtë dhe burrat.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për simptomat e këtyre çrregullimeve dhe si mund t’i shmangni ato.

Veset E Këqija Dhe Obsesive Dhe Si T’i Shmangni Ato

Dermatilomania

Njerëzit që ngacmojnë puçrat, aknet apo nuk e lënë rehat lëkurën vuajnë nga ky çrregullim që nuk dihet nga se shkaktohet.

Mjekët thonë se njerëzit që vuajnë nga çrregullimet obsesive nuk rrinë dot pa ngacmuar lëkurën.

Zgjidhja për këtë problem është që t’i mbani duart e zëna që të harroni lëkurën.

Ngrënia E Thonjve

30% e njerëzve në botë i hanë thonjtë, madje edhe pa vetëdije.

Kjo gjë dëmton lëkurën dhe thonjtë por shkakton dëmtime edhe tek dhëmbët dhe mund të nxisë infeksionet.

Mbajini thonjtë e shkurtër ose përdorni produkte speciale që tu japë thonjve një shije të hidhur.

Shkulja e Kutikulave

Shkulja e kutikulave përreth thonjëve është e dhimbshme por shkakton plagë që transferojnë baktere nga lëkura në gojë dhe anasjelltas.

Këto probleme shkaktohen nga tensioni apo stresi.

Veshja e dorezave ose shtrëngimi i topave të vegjël kundër stresit mund t’ju vijë në ndihmë.

Kruarja E Hundës

Ka njerëz që shpenzojnë orë të tëra duke kruar hundët.

Kjo sëmundje njihet si rinotilleksomania dhe nuk dihet nga se shkaktohet.

Është e rëndësishme që sa herë të keni dëshirë të fusni gishtat në hundë të përpiqeni të kuptoni çfarë ndieni që të identifikoni shkaktarët e kësaj ndjesie.

Shkulja E Qerpikëve

Përpara viteve 90, disa njerëz përdornin qerpikët e rënë për të parë nëse do u plotësohej dëshira.

Por ka njerëz që i shkulin ato me vetëdije.

Shkulja e qerpikëve, vetullave apo qimeve në zona të tjera të trupit nxitet nga ankthi apo mërzia.

Ky problem shfaqet pas moshës 10 vjeçare.

Dëshirën për të shkulur diçka mund ta mbani nën fre duke qëndisur, qepur ose thurur./AgroWeb.org

SHARE