TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE MË TË SHTRENJTA

Nga mesnata do të shtrenjtohen të gjitha llojet e karburanteve nga një cent deri në tre cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. 

Eurosuper 95 dhe 98 do të rriten secili nga një cent dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.66 euro dhe 1.7 euro. 

Çmimi i Eurodieselit do të jetë tre cent më i lartë dhe do të arrijë në 1.58 euro. 

Nafta për ngrohje do të rritet me dy cent në 1.55 euro. 

Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 29 gusht, kur të gjitha llojet e karburanteve u rritën me një cent në tre cent. 

Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën e përcaktimit të çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës, llogaritja e radhës duhet të bëhet më 25 shtator, ndërsa vlerat e mundshme të ndryshuara të derivateve të naftës do të jenë të vlefshme nga 26 shtatori. 

SHARE