Teksa lufta në Ukrainë nuk ka të ndalur, OKB ka bërë publike shifrat zyrtare të viktimave. Të paktën 9,614 civilë janë vrarë dhe 17,535 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt 2022.
Vetëm në 10 ditët e para të shtatorit, 55 civilë u vranë, duke përfshirë një vajzë të vogël, ndërsa 237 të tjerë u plagosën.
Të dhënat përfshijnë 47 persona të vrarë në territorin e kontrolluar nga Ukraina dhe 8 të vrarë në territoret e pushtuara.
Sipas të dhënave të OKB-së, pjesa dërrmuese e atyre që humbën jetën, u vranë në ato pjesë të vendit që u bombarduan nga Rusia dhe që mbrohen nga ushtria ukrainase.
Më shumë viktima janë shënuar në zonat ku zhvillohen luftime të ashpra, Donjeck dhe Luhansk.
Ndërsa numri më i vogël i viktimave është shënuar në kryeqytetin Kiev dhe Ukrainën Perëndimore.