Fatura mesatare e muajit gusht për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi (nëse përjashtohen pikat matëse të palexuara në ndërtesat që nuk janë të banuara përgjithmonë) arrin në 37.56 euro.
“Ekonomitë familjare në Mojkovc kanë shënuar konsumin mesatar më të ulët në vlerë prej 20.13 euro, ndërsa konsumin mesatar më të lartë të muajit paraprak e kanë shënuar në Ulqin, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 70.42 euro energji elektrike”, njofton Elektroekonomia e Malit të Zi.
“Në gusht 2023, amvisëritë kanë konsumuar 134,861,283 kWh (kilovat orë) energji elektrike, që është 1,50 për qind më pak krahasuar me konsumin e arritur në korrik dhe krahasuar me gushtin 2022, konsumi është 4,74 për qind më i lartë”, sipas EEMZ.