Në Kharkiv të Ukrainës është ndërprerë energjia elektrike dhe uji për shkak të sulmeve të forcave ruse ndaj objekteve të infrastrukturës dhe termocentraleve. “Situata e mbrëmshme u përsërit. Për shkak të bombardimeve u çaktivizuan objektet kritike të infrastrukturës. Si rezultat i kësaj u ndërpre energjia elektrike në Kharkiv, si dhe u ndërpre furnizimi me ujë”, njoftoi nga llogaria e tij në Telegram kreu i bashkisë së qytetit Kharkiv, Igor Terehov. Dje, forcat e Rusisë sulmuan stacionet e energjisë në qytetet Kharkiv, Sumy, Poltava, Dnipro, Petrovsk dhe Zaporizhzhia, duke i lënë në errësirë shumë vendbanime. Njësitë ukrainase e rregulluan problemin pas një kohe dhe u rikthye energjia elektrike. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i ka përshkruar sulmet në objektet e infrastrukturës civile si “sulme terroriste”. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia është duke ia sulmuar infrastrukturën për “t’i lënë njerëzit pa drita dhe ngrohje”.