PREJ NESËR ÇMIME TË REJA TË DERIVATEVE TË NAFTËS

Të gjitha llojet e derivateve të naftës në Mal të Zi prej nesër do të lirohen nga dy deri në nëntë centë, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lirë për nëntë centë në 1.26 euro,respektivisht tetë centë në 1.31 euro për litër. Në dy javët e ardhshme një litër Eurodizel do të kushtojë dy centë më pak, pra do të jetë 1.56 euro. Ndryshimet e fundit në çmimet e karburanteve ishin më 30 gusht, kur Eurodieseli u rrit me 12 cent.

SHARE