GRUPI PUNUES PËR HARTIMIN E LIGJIT PËR KUVENDIN PA KUORUM

Seanca e Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për Kuvendin e Malit të Zi, e cila ishte caktuar për sot, nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit. “Nuk është mbajtur seanca e dytë e Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për Kuvendin e Malit të Zi për shkak të mungesës së numrit të deputetëve”, thuhet në ueb faqen e Kuvendit. Të rikujtojmë se, në seancën e parë është rënë dakord që Projektligji për Kuvendin të përfundojë deri më 15 tetor.

SHARE