Sot, në Jerusalem, Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj bisedoi me Ministren e Kthimit dhe Integrimit të Qeverisë së Shtetit të Izraelit, Pnina Tamano Shata. Gjatë bisedës u theksuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të cilat reflektohen në dialogun e rregullt politik të nivelit të lartë. „Shpresojmë që marrëdhëniet dypalëshe së shpejti do të forcohen më tej me hapjen e Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Podgoricë dhe Ambasadës së Malit të Zi në Izrael,“ tha Dukaj. Bashkëbiseduesen e njoftova edhe me qëndrimin dhe bashkëpunimin mes komunitetit hebre dhe Qeverisë së Malit të Zi, shton Dukaj. Po ashtu, sot ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, në Tel Aviv u prit nga Ministri i Zhvillimit Rajonal në Qeverinë e Shtetit të Izraelit, Issawi Frej. Siç bën të ditur Dukaj, gjatë bisedës u theksuan marrëdhëniet miqësore dhe rëndësia e forcimit të lidhjeve ekonomike mes dy vendeve. U theksua se në periudhën e ardhshme do të punohet në përmirësimin e marrëdhënieve me shtetin e Izraelit përmes projekteve dhe lidhjes së mëtejshme ekonomike në fusha të ndryshme dhe se bashkëpunimi ekonomik dhe perspektiva evropiane e Malit të Zi janë prioritete në punën e Qeverisë. Dukaj i ftoi ministren Tamano Shata dhe ministrin Frej që së shpejti të vizitojë Malin e Zi.