MOBILIZIM I PLOTË KUNDËR ZJARREVE NË MAL TË ZI, AKTIVIZOHET NDIHMA NDËRKOMBËTARE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Gjatë ditës së djeshme në territorin e Malit të Zi janë regjistruar një numër i konsiderueshëm zjarresh.

Ministria e Punëve të Brendshme ka mobilizuar menjëherë të gjitha kapacitetet e disponueshme dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës.

Për shkak të kompleksitetit të situatës, është aktivizuar bashkëpunimi me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe vendet e rajonit për sigurimin e ndihmës shtesë ndërkombëtare.

Është parashikuar ardhja e avionëve “Canader” nga Republika e Kroacisë, si dhe është në pritje përgjigja nga mekanizmi i NATO-s për mundësitë e asistencës.

Nga Republika e Serbisë është siguruar ndihmë në formë të helikopterit Kamov Ka-32, i cili aktualisht operon në zonën e Podgoricës.  

Në terren janë angazhuar njësitë lokale të zjarrfikësve, avio-helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Forcat e Armatosura të Malit të Zi, si dhe sisteme të specializuara për fikjen e zjarreve.

Autoritetet bëjnë apel te qytetarët që të njoftojnë menjëherë për çdo incident zjarri në numrat 112 ose 123 dhe t’u përmbahen udhëzimeve të strukturave kompetente gjatë ofrimit të ndihmës.

Ndalohet në mënyrë strikte ndezja e zjarreve dhe përdorimi i piroteknikës në këto kushte.

Policia ka aktivizuar masa të ashpra për personat përgjegjës për shkaktimin e zjarreve me dashje apo nga pakujdesia.  

SHARE