ISHP PUBLIKON REKOMANDIME PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT TË QYTETARËVE GJATË PERIUDHAVE ME NDOTJE TË LARTË TË AJRIT

Foto: Radio Kotor

Instituti për Shëndet Publik ka publikuar një sërë rekomandimesh për qytetarët, me qëllim mbrojtjen e shëndetit gjatë periudhave me ndotje të shtuar të ajrit.

Masa të veçanta janë sugjeruar për kategoritë më të rrezikuara.

Gjatë ditëve me ndotje të lartë të ajrit, qytetarëve u rekomandohet të kufizojnë aktivitetin fizik në ambiente të hapura dhe të shmangin qëndrimin në zona me trafik të dendur.

Për të mbrojtur shëndetin, sugjerohet qëndrimi në ambiente të brendshme me ajër të pastër, duke përdorur sisteme filtrimi dhe ngrohjeje që nuk prodhojnë ndotje.

Dritaret që janë të orientuara nga rrugët e ngarkuara duhet të mbahen të mbyllura, sidomos në dhomat e gjumit.

Rekomandohet gjithashtu që të mos përdoren pajisje që djegin lëndë si druri, gazi apo qymyri për ngrohje apo gatim.

Maskat me filtrim të lartë, si N95 apo FFP2, mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga grimcat e rrezikshme që ndodhen në ajër. S

ipas Institutit, më të rrezikuarit janë fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, si dhe personat me sëmundje kronike të zemrës, mushkërive dhe ata me diabet apo mbipeshë.

Qytetarëve u bëhet thirrje të ndjekin udhëzimet e autoriteteve shëndetësore dhe të shfrytëzojnë kohën jashtë vetëm kur përmirësohet cilësia e ajrit.

Nga Instituti për Shëndet Publik theksojnë se zbatimi i këtyre masave është thelbësor për të reduktuar pasojat negative të ndotjes së ajrit në shëndetin e popullatës.

SHARE