SPAJIQ: E PËRSHËNDES VENDIMIN E KËSHILLIT SOCIAL, PO LUFTOJMË PËR NJË STANDARD MË TË MIRË

E përshëndes vendimin e Këshillit Social për të mbështetur rritjen e pagës minimale si masë kryesore nga programi „Evropa Tani 2“, tha kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq.

“Vetëm në katër vite paga minimale është rritur 3, apo gati 4 herë. Nga 222 euro në 600, pra 800 euro në varësi të nivelit arsimor, po luftojmë për një standard më të mirë dhe një jetë dinjitoze për të gjithë qytetarët tanë. Le të flasin rezultatet”, thotë ai.

SHARE