SITUATA NGA ZJARRET NË MALËSI VAZHDON TË JETË E RËNDË DHE SHQETËSUESE

Situata nga zjarret në Malësi vazhdon të jetë problematike.

Që nga dita e djeshme, ekipet e zjarrëfikësve po luftojnë pa ndërprerje për të vënë nën kontroll flakët në majen e Deçiqit, që sot ka rrezikuar edhe fshatrat Passhkallë dhe Skorraq.

Edhe pse në terren janë prezent 4 ekipe të zjarrëfikësve, situata në këto fshatra ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për tu përballuar.

Kryeshefi i Policisë Komunale, Rexhep Çunmulaj, ka bërë të ditur që një zjarrë i qëllimshëm që shpërtheu sot rreth orës 13:00 ka vënë në rrezik tërë fshatin Skorraq.

Çunmulaj theksoi se këto zjarrëvënie janë të qëllimshme nga vetë dora e njeriut, si dhe bëri apel tek organet kompetente, konkretisht tek policia dhe gjykata, që të marrin masat e duhura ndaj personave që po shkaktojnë këto zjarre, sepse janë duke vënë në rrezik jetët e njerëzve dhe pronat e tyre.

SHARE