NGA MESNATA, TË GJITHA LLOJET E KARBURATEVE DO TË JENË MË LIRË

Të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen nga tre deri në katër cent nga mesnata, njoftoi Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit.

Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lira për tre cent secili dhe në dy javët e ardhshme do të kushtojnë 1.50 dhe 1.54 euro për litër.

Nafta për ngrohje do të jetë më e lirë për dy cent dhe do të kushtojë 1,34 euro për litër, ndërsa Eurodizeli do të jetë më e lirë për katër cent dhe do të kushtojë 1,37 euro për litër.

“Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën dhe nivelin e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 26 gusht dhe çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 27 gusht”, thuhet në njoftim.

SHARE