TË NJËJTAT MASA EPIDEMIOLOGJIKE EDHE PËR 14 DITËT E ARDHSHME

Masat aktuale epidemiologjike kundër virusit korona do të mbeten në fuqi edhe për 14 ditët e ardhshme, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. “Qeveria e Malit të Zi, në përputhje me situatën aktuale epidemiologjike, dhe bazuar në një analizë gjithëpërfshirëse të numrit të rasteve të reja dhe treguesve epidemiologjikë, e cila është shqyrtuar nga Grupi Punues për Kontrollin, Parandalimin dhe Shuarjen e Sëmundjes Infektive COVID19 të Instituti për Shëndet Publik, ka marrë vendim që masat që janë të vlefshme të mbeten në fuqi edhe për 14 ditët në vijim dhe që sipas ndryshimeve në situatën aktuale epidemiologjike të mund të korrigjohen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 Ju kujtojmë se masat aktuale të vlefshme janë: 

  • mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në institucionet shëndetësore, qendrat kolektive dhe mjetet e transportit publik; 
  • mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në të gjitha institucionet e administratës publike, në objektet me rëndësi jetike: dyqane ushqimore, farmaci dhe pika karburanti; 
  • mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në aeroporte, stacione treni dhe autobusësh.
SHARE