Në 10 ditët e para të gushtit, në segmentin e autostradës kanë kaluar 116.997 automjete, ka thënë shefi i shërbimit të mbledhjes së tarifave, Bojan Rondoviq, në emisionin “Vera me radio”. Rondoviq thotë se ndodh që në pjesë të caktuara të ditës të ketë radhë, por vonesat në pikat e pagesës janë minimale dhe jo më shumë se shtatë deri në tetë minuta. Ai kujton se dy pikat më të shpeshta të pagesës, Smokovac dhe Matashevë, kanë përkatësisht pesë dhe katër dalje, kështu që koha e pritjes është minimale. Për shkak të zhvendosjes së turistëve për fundjavë, ata presin rritje të frekuencës së trafikut dhe këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.