EKONOMIA E MALIT TË ZI VARET NGA TURIZMI

Nga të gjitha vendet evropiane, ekonomia e Malit të Zi është më e varura nga turizmi, sipas të dhënave të hulumtimit të “World Travel and Tourism Council”.  Siç thuhet në tabelë, turizmi përbën 30.8% të PBB-së së Malit të Zi. Pak më poshtë Malit të Zi, sa i përket pjesëmarrjes së sektorit të turizmit në PBB, janë Kroacia me 24,8 për qind, Islanda me 21,4 për qind. Ekonomitë e Rusisë varen më së paku nga turizmi me pesë përqind, Polonia me 4.8 përqind, ndërsa Irlanda është në vendin e fundit me 4.2 përqind.

SHARE