ALEATËT E NATO-s DO TË FORCOJNË MBROJTJEN E TYRE, DUKE MARRË PARASYSH SITUATËN AKTUALE

Ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq mori pjesë në një darkë pune të organizuar nga ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, në të cilën ministrat e mbrojtjes të vendeve aleate përmblodhën konkluzionet e dakorduara nga krerët e NATO-s, si dhe dinamikën e zbatimit të plotë të tyre për përshtatjen e mëtejshme të Aleancës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Ministrat vunë në dukje se të gjithë aleatët kanë konfirmuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes, duke marrë parasysh situatën aktuale të sigurisë.

Thuhet se duke pasur parasysh ndërlidhjen në rritje të rajoneve të ndryshme, u fol edhe për domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më të ngushtë me partnerët, në mënyrë që përmes përpjekjeve të përbashkëta të përballen në mënyrë sa më efikase sfidat në rritje globale.

SHARE