Në Ulqin është hapur pikëkalimi i përkohshëm kufitar për trafik ndërkombëtar detar.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, ka bërë të ditur se po i jep mbështetje të plotë zhvillimit të industrisë së turizmit në këtë qytet.
“Duke theksuar se Ulqini deri më tani ishte e vetmja komunë bregdetare në territorin e së cilës nuk kishte pikë të hapur kufitare për qarkullim ndërkombëtar detar,” tha ministri Axhiq.
“Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente, ka zbatuar këtë iniciativë të dërguar nga kryetari i Komunës së Ulqinit në një kohë sa më të shkurtër”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Shtohet se në këtë mënyrë Ulqini do të bëhet një destinacion më i aksesueshëm, dhe se do të përmbushe sezonin turistik veror në Mal të Zi dhe Republikën e Shqipërisë.
Ky vendkalim kufitar, siç u tha, do të jetë i hapur nga data 12 korrik deri më 30 shtator të këtij viti, nga ora 9:00 deri në 20:00 për qarkullim të pasagjerëve.