Sipas Ligjit për Tregti të Brendshme, të gjitha subjektet afariste që merren me tregti me shumicë dhe pakicë nuk mund të kryejnë aktivitetet e tyre gjatë festës shtetrore të 13 korrikut – Ditës së Shtetësisë , e cila përfshin të enjten dhe të premten, theksoi Drejtoria për Çështje të Inspektimit.
Ata gjithashtu apelojnë që afaristet t’i respektojnë të dielat jopune në përputhje me ligjin e lartpërmendur, sepse gjatë fundjavës së kaluar kanë shënuar shumë parregullsi.
“Janë vulosur 14 dyqane, përkatësisht 9 në Budva, 4 në Herceg Novi dhe 1 në Tivar dhe përveç vulosjes u janë shqiptuar gjoba monetare,” theksojnë në njoftim.