NESËR HAPET PJESA E PARË E AUTOSTRADËS

Qeveria e Malit të Zi, nesër, me rastin e festës shtetrore, do të mbajë hapjen ceremoniale të seksionit të parë të autostradës Tivar-Bolare, nga Smokovac deri në Mateshevë. Qeveria njoftoi se ceremonia do të mbahet në kabinën e pagesave në [Pelev Brijeg] duke filluar nga ora 20:00. “Pas hapjes ceremoniale më 13 korrik, seksioni prioritar i autostradës Smokovac-Mateshevë do të jetë zyrtarisht në përdorim nga 14 korriku në ora 08:00, dhe për shtatë ditët e ardhshme, deri më 21 korrik – në ora 08:00, tarifa do të jetë pa pagesë”, theksuan nga Qeveria e Malit të Zi.

SHARE