TRUMP URON DITËN E SHTETËSISË SË MALIT TË ZI

Me rastin e 13 korrikut, Ditës së shtetësisë së Malit të Zi,  Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, përgëzoi Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe qytetarët e Malit të Zi.

“Populli amerikan dhe unë i dërgojmë urime më të përzemërta popullit të Malit të Zi me rastin e Ditës suaj të shtetit, 13 korrikut”, thuhet në mesazhin e urimit të Presidentit amerikan Donlad Tramp.

Tramp shton se sot Mali i Zi, një vit pas hyrjes në aleancën e NATO-s, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur përpjekjet e Malit të Zi në integrimet evropiane.

“Ne e përshëndesim Malin e Zi për qasjen serioze ndaj sigurisë kolektive rajonale dhe të NATO-s, pastaj dërgimit të trupave  në Afganistan dhe pjesëmarrjen e tij në një koalicionin në luftën kundër ISIL”, ka thënë Tramp.

Ai tha se Mali i Zi vazhdon të tregojë se  është aleat i përkushtuar. “Ne jemi mirënjohës për miqësinë tonë transatlantike dhe për kontributin tuaj për ta bërë Evropën të fortë dhe të lirë”, thuhet në mesazhin e urimit të presidentit amerikan.

SHARE