TRAGJEDI NË INDI: AVIONI I AIR INDIA ME DESTINACION LONDRËN RRËZOHET PAK MINUTA PAS NGRITJES, 242 VIKTIMA

Një avion pasagjerësh i Air India, fluturimi AI 171, me destinacion aeroportin Gatëick në Londër, është rrëzuar pesë minuta pas ngritjes nga qyteti indian i Ahmedabadit. Në bord ndodheshin 242 persona, përfshirë dy pilotë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.

Autoritetet lokale konfirmojnë se nuk ka të mbijetuar. Avioni Boeing 787 Dreamliner u ngrit në fluturim në orën 13:38 (ora lokale) dhe u rrëzua në një zonë të banuar, mbi një konvikt mjekësh pranë aeroportit. Pamjet televizive treguan tym që ngrihej nga vendi i aksidentit.

Sipas të dhënave, në bord ishin 169 indianë, 54 britanikë, 7 portugezë dhe një kanadez. Kompania Air India njoftoi se kapiteni i avionit, Sumeet Sabharëal, kishte mbi 8,200 orë përvojë fluturimi.

Pilotët dërguan një sinjal rreziku menjëherë pas ngritjes, por kontakti me kullën e kontrollit u humb pak më vonë. Flightradar24 raporton se avioni ndodhej në lartësi prej vetëm rreth 200 metrash kur u humb kontakti.

Të paktën 20 ambulanca mbërritën në vendngjarje, ndërsa autoritetet po punojnë për shpëtimin dhe hetimin e shkakut të aksidentit.

Kryeministri indian Narendra Modi e cilësoi tragjedinë si “tronditëse dhe të trishtë” dhe tha se ishte në kontakt me autoritetet për të ndihmuar të prekurit. Kryeministri britanik Keir Starmer e quajti aksidentin “shkatërrues” dhe shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.

SHARE