Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
rrezikojë koalicionin aktual qeverisës, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, në një intervistë për emisionin Globus në Televizionin e Malit të Zi.
“Mali i Zi është i njohur ndërkombëtarisht si shtet që kultivon marrëdhënie të mira fqinjësore. Do ta mbështesim shtetin mik, Kosovën, sepse kjo është një përparësi e politikës sonë të jashtme në kuadër të rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo mbështetje nuk bie ndesh me kursin tonë euroatlantik dhe nuk do të cenojë stabilitetin e koalicionit qeverisës,” tha Ibrahimoviq.
Ai theksoi se politika e jashtme e Malit të Zi është e qartë dhe e orientuar kah vlerat evropiane dhe euroatlantike, ku prioritet mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe ruajtja e marrëdhënieve të mira me fqinjët.
Në vazhdim të intervistës, ministri foli edhe për progresin e Malit të Zi në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi është në rrugë të mirë për të mbyllur disa kapituj të rëndësishëm dhe se pret që deri në fund të vitit 2026 të përmbyllen negociatat me BE-në.
Po ashtu, Ibrahimoviq vlerësoi se raporti “non-paper” i Komisionit Evropian mbi sundimin e ligjit është një konfirmim i punës së mirë të Qeverisë aktuale, dhe theksoi nevojën për përkushtim të mëtejshëm për të përmbushur standardet evropiane, përfshirë edhe harmonizimin me politikën e vizave të BE-së.
Në fund, ai njoftoi se Mali i Zi është tërhequr nga kandidimi për vendin jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2026–2027, por tashmë ka paraqitur kandidaturën për periudhën 2040–2041.
Ndërkohë, ai konfirmoi pjesëmarrjen e tij në samitin e NATO-s në Hagë, ku do të diskutohet për angazhime më të mëdha në fushën e mbrojtjes kolektive. “Mali i Zi mbetet një partner i besueshëm në NATO dhe ne, si një shtet i vogël, do të vazhdojmë të japim kontributin tonë për sigurinë kolektive,” tha Ibrahimoviq.