ZJARRE, PËRMBYTJE DHE VALË TË NXEHTI…JA ÇFARË E PRET EVROPËN, MOTI EKSTREM VAZHDON

Ndërsa Turqia, Greqia dhe Qiproja janë goditur nga valë të të nxehtit, pjesë të Spanjës kanë parë reshje rekord shiu.

Turqia është goditur nga një valë masive të nxehti, me temperaturat e ajrit 8 deri në 12 gradë celcius mbi normat sezonale gjatë gjithë javës.

Brigjet lindore dhe jugore të vendit mesdhetar tashmë po përjetojnë nxehtësi ekstreme dhe mërkuri në termometër vazhdon të ngrihet.

I nxehti pritet të godasë më ashpër zonat rreth detit Egje dhe disa kanë frikë se rritja e temperaturave mund të shkaktojë zjarre.

Në një resort të Antalias, ku temperatura do të arrijë 39 gradë celcius të premten, flakët kanë shpërthyer tashmë.

Tre fshatra janë evakuuar pas shpërthimit të zjarreve në Qipro ndërsa vendet fqinje po përpiqen të ndihmojnë në shuarjen e flakëve.

Në anën tjetër, në Spanjën juglindore, është ndezur alarmi i përmbytjeve.

Aeroporti i Majorkës është zhytur nën ujë, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, duke detyruar avionët të qëndrojnë në tokë.

53 litra ujë për metër katror janë regjistruar atje.

Pamjet nga aeroporti tregonin ujin që hynte edhe në ndërtesën e tij, ndërsa pistat ishin mbuluar plotësisht.

Tani shiu i rrëmbyeshëm është ndalur, dhe fatmirësisht nuk janë raportuar dëme të mëdha apo viktima.

Në zonën e Murcias po ashtu kanë rënë reshie rekord shiu.

Dëme të konsiderueshme i janë shkaktuar pemëve, të mbjellave dhe infrastrukturës.

SHARE