Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se Plevla pas gjysmë shekulli më në fund do të fitoj një spital të ri dhe se investimi prej gati 40 milionë eurosh paraqet një nga investimet më të mëdha të Qeverisë në këtë qytet.
Kryeministri tha se është krenar për ekipin e ministrit Shimun dhe se mezi pret cilësinë e re të kujdesit shëndetësor për bashkëqytetarët e tij.
„Objekti i ri spitalor, me vlerë rreth 40 milionë euro, do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e punës së personelit mjekësor, do të mundësojë ofrimin në kohë dhe gjithëpërfshirës të shërbimeve shëndetësore, si dhe do të krijojë parakushte për ardhjen dhe qëndrimin e mjekëve dhe personelit mjekësor,“ tha ministri i Shëndetësisë Dr. Vojisllav Shimun me këtë rast.