FATURA MESATARE E RRYMËS NË MUAJIN MAJ ËSHTË 27 EURO

Fatura mesatare e muajit maj për energji elektrike për amvisëritë e nivelit të Malit të Zi (nëse i përjashtojmë pikat matëse të palexuara në objektet që nuk janë të banuara përgjithmonë) është 27.11 euro, njoftoi Elektroekonomia e Malit të Zi.

“Në maj të vitit 2023, amvisëritë kanë konsumuar 95,656,054 kWh (kilovat orë) energji elektrike, që është rreth 16,50 për qind më pak krahasuar me konsumin në muajin prill dhe në krahasim me majin 2022, konsumi është 5,32 për qind më i lartë”, thonë nga EEMZ.

Familjet në Zhablak kanë shënuar konsumin mesatar më të ulët në vlerë prej 18.77 euro, ndërsa konsumin mesatar më të lartë të muajit paraprak e kanë shënuar në Tivat, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 31.81 euro energji elektrike.

SHARE