FATURA MESATARE E PRILLIT PËR ENERGJINË ELEKTRIKE ËSHTË 32,15 EURO

Foto: Ilustrim

Fatura mesatare për energjinë elektrike në prill për familjet në nivel të Malit të Zi ishte 32,15 euro, ka njoftuar Elektroekonomia e Malit të Zi (EEMZ).

“Familjet në prill të vitit 2025 kanë konsumuar 117.579.241 kWh (kilovat orë) energji elektrike, që është 16,02 për qind më pak në krahasim me konsumin e realizuar në mars 2025, ndërsa në krahasim me prillin e vitit 2024, konsumi është më i lartë për 14,94 për qind. Fatura mesatare për energjinë elektrike në prill për familjet në nivel të Malit të Zi (nëse përjashtohen vendbanimet e palexuara që nuk janë të banuara në mënyrë të përhershme) është 32,15 euro,” thuhet në njoftimin e EEMZ.  

Siç kanë sqaruar nga kompania, familjet në Zhablak kanë shënuar konsumin më të ulët mesatar, me vlerë 20,38 euro, ndërsa konsumi më i lartë mesatar në muajin e kaluar është regjistruar në Tivat, ku familjet kanë konsumuar në mesatare energji elektrike me vlerë 39,44 euro.

63,17 për qind e familjeve do të marrin faturë me vlerë deri në 30 euro, 17,31 për qind do të kenë faturë nga 30 deri në 50 euro, 15,51 për qind nga 50 deri në 100 euro, ndërsa 4,02 për qind e konsumatorëve kanë konsumuar mbi 100 euro. Numri i konsumatorëve që kanë përfituar zbritje është 191.687, që përbën 47,79 për qind të familjeve në Mal të Zi. Zbritje shtesë prej 6,4 për qind në shërbimet rrjetore u jepet të gjitha familjeve të lidhura me sistemin elektrodistributiv të EEMZ, pa marrë parasysh shumën e borxhit, me qëllim neutralizimin e rritjes së çmimeve të shërbimeve rrjetore,” thuhet në njoftim.

SHARE