DUKAJ: NË ePORTAL SHËRBIME TË REJA ELEKTRONIKE – PO AVANCOJMË ADMINISTRATËN DIGJITALE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, sot ka njoftuar për shërbimet e reja elektronike në platformën e Administratës Elektronike.

Shërbimet, siç tha ministri, janë në kompetencë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve, dhe janë të destinuara për organizatat joqeveritare.

“Këto shërbime elektronike kontribuojnë në një efikasitet më të madh, qasje më të lehtë dhe transparencë më të madhe në punën e sektorit OJQ, pa pasur nevojë për praninë fizike në sportel,” deklaroi Dukaj.

SHARE