Mali i Zi është i hapur ndaj inovacionit dhe zhvillimit teknologjik, tha kryeministri Dritan Abazoviq. Siç kanë njoftuar nga zyra e tij, Abazoviq ka marrë pjesë në “Konferencën e Nesermë – Tomorrow Conference”, e cila filloi sot në Beograd, si konferenca më e madhe teknologjike në Evropë.
Thuhet se konferenca i kushtohet sipërmarrjeve dhe tendencave më të fundit sipërmarrëse në fushën e inteligjencës artificiale, blockchain, metaverse dhe lojërave online me qëllim zhvillimin, përmirësimin dhe kuptimin e inovacioneve teknologjike.
Ai foli edhe për hapjen e Malit të Zi ndaj teknologjisë blockchain, prezantimin e satelitit të parë malazez “Luça”, i cili pritet së shpejti, si dhe shumë inovacione dhe zhvillime të tjera teknologjike në Mal të Zi.