Korja e Bukës – Vlerat Befasuese për Shëndetin dhe Stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që fëmijët duhet të hanin koret e bukës sepse nuk do të kishin ftohtë në dimër.

Korja e fortë e bukës ngjan më inferiore në krahasim me tulin e butë dhe lehtësisht të përtypshëm të saj.

Megjithatë, në aspektin shëndetësor, korja e bukës është shumë herë më superiore.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org studimet mbi ushqimet favorizojnë më shumë konsumin e kores së bukës.

Korja e bukës kundër qelizave të dëmshme

Një studim Gjerman i kryer në vitin 2002 zbuloi se korja e bukës përmban një antioksidant që është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme.

Sipas studimeve, ky antioksidant gjendet tetë herë më shumë tek korja se sa tek tuli.

Ky antioksidant quhet pronillysine dhe formohet gjatë gatimit të bukës, si të asaj me maja ashtu edhe asaj pa maja.

Është e pasur me fibër

Sipas të dhënave tue AgroWeb.org, buka përmban shumë fibër që ndihmon për tretjen dhe parandalimin e problemeve të sistemit tretës.

Pjesa që ka më shumë fibër është korja e saj.

Cila bukë është më e mira?

Antioksidanti magjik tek korja është në kulmin e vet kur buka piqet.

Studiuesit kanë zbuluar se buka e grurit dhe ajo e elbit kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve.

Sipas tyre, është e rëndësishme të konsumoni bukë me drithëra të plotë, të papërpunuara dhe të pazhveshura nga ushqyesit.

Një bukë e tillë është e pasur me fibër dhe ushqyes të tjerë.

Sigurohuni që buka që blini të jetë 100% me miell të drithit të plotë.

Buka me miell gruri zakonisht bëhet me një përzierje të miellit të bardhë dhe miellit të drithit të plotë dhe përmban më pak fibër.

Rrjedhimisht, një bukë e tillë ka më pak vlera.

Gjithsesi sigurohuni që të konsumoni më shumë kore nga buka juaj për të marrë më shumë vlera.

SHARE