Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka biseduar në Uashington me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku është thënë se të dy vendet mbeten partnerë të fortë dhe të besueshëm.
“Fokusi i bisedës ishte zhvillimi i ardhshëm i Malit të Zi, anëtarësimi në NATO, integrimi evropian dhe situata aktuale politike në vend. Mali i Zi dhe SHBA mbeten partnerë të fortë dhe të besueshëm në periudhën e ardhshme”, tha Gjuroviq në Twitter.
Ajo ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA nga data 9 deri më 13 maj.