Spanja do të ofrojë tre ditë ‘leje menstruale’ çdo muaj për gratë me dhimbje menstruacionesh

Spanja po shqyrton mundësinë e lejimit të grave që të marrin tre ditë pushim nga puna në muaj nëse përjetojnë dhimbje të forta menstruale, duke e bërë atë kombin e parë perëndimor që ofron një përfitim të tillë.

Pushimi menstrual aktualisht ofrohet në nivel kombëtar vetëm në Zambia, Japoni, Korenë e Jugut dhe Indonezi, raporton The Telegraph.

Në Shtetet e Bashkuara, disa kompani ofrojnë leje menstruale. Rreth një e treta e grave që kanë menstruacione vuajnë nga dhimbje të forta, sipas Shoqatës Spanjolle të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

Simptomat përfshijnë dhimbje akute të barkut, dhimbje koke, diarre dhe ethe. “Nëse dikush ka një sëmundje me simptoma të tilla njihet si një paaftësi e përkohshme, kështu që e njëjta gjë duhet të ndodhë me menstruacionet – duke lejuar një grua me menstruacione shumë të dhimbshme të qëndrojë në shtëpi”, tha Angela Rodriguez, sekretarja e shtetit për barazinë për El Periodico.Lexo po ashtu:Si ndryshojnë menstruacionet gjatë viteve tuaja të 20’ta, 30’ta dhe 40’ta

Ndryshimi është planifikuar të votohet javën e ardhshme në një mbledhje të kabinetit.

Projektligji i reformës përfshin masa të tjera që ndikojnë në shëndetin e grave.Lexo po ashtu:Skocia bëhet vendi i parë në botë që jep produktet e ciklit menstrual falas

Shkollave do t’u kërkohet të sigurojnë produkte higjienike për vajzat që kanë nevojë, një taksë mbi vlerën e shtuar do të hiqet nga çmimi i shitjes së tamponëve dhe pecetave higjenike në supermarkete dhe nuk do të kërkohet leja e prindërve për 16 dhe 17 vjeçaret që duan të kryejnë abort. /Telegrafi/

SHARE